Ashtu si ndaj Turqisë dhe Andorrës edhe në dy sfidat e radhës eliminatore ndaj Islandës dhe Moldavisë, këtë herë për shkak të dëmtimit që ka pësuar Strakosha, titullar në portën e Shqipërisë do të jetë Etrit Berisha. Ai nuk luan një ndeshje zyrtare që nga marsi i vitit të kaluar ndaj Andorrës, pasi tek Atalanta trajneri Gasperini ka zgjedhur Gollinin si titullar dhe nuk beson më te gardiani kuqezi.

Pikërisht për këtë arsye kjo verë parashikohet shumë e nxehtë për portierin shqiptar i cili pritet të nxirret në shitje nga Atalanta. Sipas mediave italiane, Berisha nuk do të jetë më pjesë e bergamaskëve sezonin e ardhshëm kjo edhe për faktin se Atalanta nuk i garanton më vendin e titullarit, prandaj portieri shqiptar është në pritje të ofertave për të vazhduar karrierën në një skuadër tjetër, ndoshta edhe jashtë Italisë.