Tashmë është zyrtare. Barcelona ka vendosur të shkarkojë Ernesto Valverden për t’i dhënë një tjetër kuptim këtij sezoni. Rezultatet e fundit në kampionat por edhe eliminimi në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madrid kanë detyruar presidentin Josep Maria Bartomeu të shkëpusë marrëdhëniet me Ernesto Valverden.

Në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, Barça bëri të ditur me një komunikatë në faqen zyrtare shkarkimin e 55-vjeçarit, ku e falenderon për punën e bërë dhe i uron suksese në të ardhmen.

Ernesto Valverde u ul në stolin e Barcelonës pas largimit të Luis Enriques në verën e vitit 2017-të dhe në këto 2 vite e gjysmë arriti të fitonte 2 tituj kampion në Spanjë, 1 Kupë Mbreti dhe 1 Superkupë Spanje ndërkohë që në Champions u eliminua në mënyrë të turpshme me përmbysje një herë nga Roma dhe një herë nga Liverpooli. P

as refuzimeve që mori nga Ronald Koeman dhe Xavi Hernandez, Barcelona ka gjetur menjëherë pasuesin e Valverdes dhe ai është Quique Setien, ish-trajneri i Las Palmas dhe Real Betis, ka firmosur për 2 vite e gjysmë deri në qershor të 2022-it dhe do të prezantohet zyrtarisht këtë të martë.