Barça dhe Reali në vendin e parë, Manaj nuk debuton dot

16/02/2020 - 15:07

Barcelona iu bashkua Realit të Madridit në vendin e parë në kampionatin spanjoll të futbollit pas fitores 2-1 ndaj Getafes. Në ndeshjen ku sytë e mijëra tifozëve shqiptarë ishin drejtuar duke shpresuar në debutimin e pritshëm të Rei Manajt, një dëmtim prishi skenarët.

Zhordi Alba vuajti një dëmtim muskular duke lënë fushën mes lotëve, ndërsa me të gjitha gjasat mbrojtësi spanjoll nuk do të mund të jetë oprezent as në Ligën e kampioneve ndaj Napolit, në 25 Shkurt në stadiumin San Paolo. Ndërkohë ekipi katalanas pasi kaloi frikën e golit të anuluar të Niom, shënoi me Grizman dhe Serxhi Roberton duke krijuar një avantazh komod.

Getafe ngushtoi diferencën me një kthesë të bukur fluturimthi nga Angel, por vetëm kaq pasi suksesi nuk u cënua. Rei Manaj u detyrua të presë me ankth për 90 minuta nëse trajneri Setien do ti besonte sadopak lojë në debutim, por dëmtimet prishën skemat duke shtyrë për një tjetër datë, aktivizimin e shqiptarit. Sot në mbrëmje në orën 21:00 Reali i Madridit pret Selta Vigon në stadiumin Santiago Bernabeu, dhe një sukses potencial e distancon sërish 3 pikë nga Barcelona.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Koronavirusi po ridizenjon futbollin me shumë klube që tashmë janë në krizë financiare.

Zërat për një largim të mundshëm të Manuel Neuer nga Bayern Munich në merkaton e kësaj vere shtohen gjithnjë e më shumë, kjo për faktin s

Ish-futbollisti i Njukastëll, Nolberto Solano është arrestuar nga policia në Peru, duke mos respektuar orarin e vendosur  nga shteti në p

Edi Martini mori drejtimin e Teutës në mes të sezonit, pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit.

Në Durrës kanë gjetur një mënyrë origjinale për të mos lënë lojtarët që jetojnë në qytetin bregdetar pa stërvitje.

Tani që kampionatet janë pezulluar për shkak të Koronavirusit, pritet që të ketë edhe probleme të shumta në anën financiare për shumë eki

Ditën e sotme ka përfunduar karantina për skuadrën e Realit të Madridit, e cila u izolua pas rastit pozitiv me koronavirus të basketbolli

Shkencëtarë të njohur kanë deklaruar me keqardhje se një ndeshje e Champions League muajin e kaluar në Milano, mund të ketë qenë pika e s

Klubi i Barcelonës ka vendosur që të mos presë më lojtarët dhe ka vendosur në mënyrë të njëanshme t’u shpallë luftë atyre duke shkurtuar

Ish-futbollisti i Ajaksit, Abdelhak Nouri, pësoi një dëmtim të frikshëm në një ndeshje miqësore të vitit 2017, ndaj Verder Bremer, ndërko