Lacio u kundërvihet atyre që me shallin bardhekaltër në qafë bëhen protagonistë të gjesteve të patolerueshme, deri në atë pikë sa t’u kërkojë të paguajnë dëmet!

Klubi u ka dërguar një letër tifozëve të cilësuar përgjegjës për “përshëndetjen romane” (përshëndetje fashiste) gjatë takimit të Ligës së Europës mes Lacios dhe Renës më 3 tetor.

Në letrën, që po u shkon disa personave dhe që daton 10 janar të këtij viti, lexohet: “Nga filmimet që na ka dhënë UEFA dhe nga hetimet e policisë, doli që Ju jeni përgjegjës për veprime të ndëshkueshme që kanë sjellë një dëm prej 50 mijë eurosh. Ndaj, ju ftojmë të kontaktoni me klubin për të nisur një modalitet dëmshpërblimi”.