Pas një vere të trazuar, karakterizuar nga kriza me Leo Messi, Barcelona zhytet në kaos pikërisht në vigjilje të sfidës së Champions League kundër Juventus. Presidenti Bartomeu e gjithë stafi i tij ka vendosur të japë dorëhqjen pasi mësoi pozicionin e Generalitat de Catalunya mbi votën e censurës. Generalitat i kishte shkruar klubit se nuk shihte “ndalesa ligjore për të mbajtur një mocion votëbesimi, me kusht që protokolli organizativ të përfshijë kërkesat që grupi teknik i PROCICAT paraqiti në takimin në 21 tetor”.

Përgjigja e Qeverisë (nënshkruar nga krerët e Presidencës, Departamenteve të Brendshme, Shëndetësisë dhe Sportit) ishte në fakt refuzimi në lidhje me vullnetin e klubit për të shtyrë votimin “për arsye shëndetësore”, që ishte vendosur të mbahej si seli unike në Camp Nou për 1 dhe 2 nëntor.

Praktikisht, Bartomeu e ka lënë detyrën dhe për këtë arsye nuk do t’i nënshtrohet votimit të mocionit të mosbesimit që kërcënoi ta përjashtonte nga presidenca. Pavarësisht nga rezistenca e treguar të hënën, kur ai mohoi të kishte menduar ndonjëherë të jepte dorëheqjen, brenda disa orësh ai iu dorëzua presionit duke lënë presidencën.