Vaksina kundër COVID tashmë është duke u aplikuar në masë si forma më e mirë për t’u mbrojtur nga virusi i rrezikshëm. Amerika është një nga shtetet e cila ka avancuar më së shumti në imunizimin  e popullsisë me vaksinën, teksa është menduar që të vaksinohen edhe futbollistët para se të nisë MLS.

Një nga lojtarët e parë që ka marrë dozën e parë të vaksinës është ish-sulmuesi i Milan, Aleksandre Pato. Sulmuesi ka postuar foton nga momenti i vaksinmit teksa në këtë formë bëhet gati të nisë sezonin me Orlando Siti. Së bashku me Paton ka qenë edhe bashkëshortja e tij dhe kështu pas disa javësh ata do të marrin edhe dozën e dytë për të qenë të sigurt ndaj COVID dhe për të rifilluar së shpejti rikthimin në normalitet.