Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ishte protagonist në fitoren e Albacetes ndaj Mallorcas me rezultatin 1-3 teksa shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 3-të të takimit.

Por Manaj u bë protagonist edhe në një ndërhyrje të ashpër kundër  Xisco Campos që i kushtoi shuëm këtij të fundit duke e dërguar me urgjencë në spital. Pas kësaj tifozët kanë sulmuar Manajn duke e quajtur "vrasës", madje sipas tij ka marrë edhe kërcënime me jëtë.

Por së fundmi, i dëmtuari, Xisco Campos ka thënë se Manaj ishte i pari që ëshët interesuar për shëndetin e tij dhe më pas e gjithë skuadra e Albacetes. Më tej ai ka thënë se këtë gjëra janë të natyrshme në futboll dhe nuk ishte qëllimi i Manajt që ta dëmtonte.

“Faleminderit skuadrës, stafit mjekësor, doktorit dhe tifozëve të cilët u kujdesën për mua dhe më inkurajuan. Duhet të them se lojtarët e Albasetes u interesuan për mua, dhe Manaj i pari në veçanti. Diçka që ndodh në futboll, dhe që mbetet në fushën e lojës. Tani mendjen te rikuperimi. Faleminderit.” – shkruan lojtari Xisko në rrjetet sociale.