Nuk janë në Botëror, por kanë blerë më shumë bileta!

14/06/2018 - 17:58

   Tifozët amerikanë kanë blerë më shumë bileta të Kupës së Botës se çdo vend tjetër edhe pse përfaqësuesja e SHBA nuk arriti të kualifikohej për në ngjarjen më të rëndësishme futbollistike. Të dhënat e publikuara nga vetë FIFA tregojnë se në total janë shitur 2.4 milionë bileta për këtë kompeticion ku do të zhvillohen 64 ndeshje.Në fillim të kësaj jave, ishin 871 797 bileta që iu shitën tifozëve nga të cilat rreth 90 mijë u blenë nga amerikanët që nga muaji shtator. Pas SHBA, numri më i lartë i biletave të shitura të Botërorit është shënuar në Brazil, vendi i skuadrës 5 herë kampione të botës me 72512 bileta, më pas vijnë Kolumbia, Meksika, Argjentina dhe Peruja.

Ndërsa në vendin e kampionëve të botës, Gjermani, numri i biletave të shitura arriti në 62541. në dhjetëshen e vendeve ku janë shitur më shumë bileta janë edhe Kina, Australia, Polonia, Suedia e Danimarka. Ajo që të bën përshtypje është se në Angli, vendi që dallohet për tifozëri të zjarrtë janë shitur vetëm 32 mijë bileta për shkak të frikës që ekziston për shfaqjen e dhunës dhe abuzimeve raciste në Rusi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

"Mayorga"!Nuk është e vështirë të nisësh një gjyq, por ta fitosh atë… Cristiano Ronaldo e di mjaft mirë se për të mposhtur jurinë e Nevad

Trajneri Kristian Panuçi e pranoi që pas kësaj humbjeje jemi jashtë.

Sinjalizimi në ditët e shkuara nga gazeta franceze “L’Equipe” rreth një trukimi të mundshëm të ndeshjes ndërmjet PSG dhe Cervena Zvezda,

Klubi i futbollit të femrave në Brazil, Manikore, ka udhëtuar plot 12 orë për të luajtur në ndeshjen në transfertë në Manaus ndaj Atletik

Kosova u ndal në një barazim në ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve.

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë me Izraelin ndeshjen e tretë të Grupit A (Liga C) të Ligës së Kombeve.

Momenti pozitiv që po kalon Dorados de Sinaloa në kampionat, mesa duket  e ka bërë Diego Maradona-n shumë euforik.

Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona me parametra zero në vitin 2020.

Humbja 3-0 përballë Holandës mbrëmjen e së shtunës ka bërë që Gjermania të regjistrojë dy nga statistikat më të dobëta në historinë e saj

Teuta vazhdon me përgatitjet, duke përfituar dhe nga ndalesa e kampionatit për të rifituar idetë dhe energjitë.