Wayne Rooney, sulmues i Derby County-t, shfryn të gjithë inatin e tij ndaj drejtuesve të futbollit anglez për mënyrën se si e menaxhuan situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

“Deri në Asamblenë e jashtëzakonshme të Federatës së Futbollit dukej se futbollistët në Angli ishin trajtuar si kavie. Pjesa tjetër e sportit po ndalej, ndërsa neve na thuhej se duhej të vazhdonim. Unë dhe shokët e mi deri të enjten po stërviteshim duke pritur fjalimin e Boris Johnsonin. Pastaj, më në fund,  u mor vendimi i duhur.”

Për ish-kapitenin e Manchester United ishte “debutimi” si opinionist në prestigjozen britanike “Times” në një moment delikat për Europën dhe botën e sportit.

“Disa persona nuk do të jenë të lumtur për këtë zgjedhje, por në këtë rast futbolli duhet të kalojë në plan të dytë. Është thejsht një sport. Nëse jeta e njerëzve është në rrezik, duhet të jetë në plan të parë, pavarësisht faktit nëse ti je duke e fituar titullin, duke luftuar për zonën europiane apo për të rënë nga kategoria.”