Kryebashkiakja Emiriana Sako është takuar ditën e sotme me përfaqësuesit e studios projektuese 51N4E (Belgjikë), fituese e konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e stadiumit të ri të Durrësit.

Në një postim në rrjetet sociale, Sako shkruan se gjatë takimit ku prezent ishin edhe përfaqësues të FSHF-së, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe përfaqësues të klubit të futbollit Teuta, kanë diskutuar për projektin paraprak dhe detaje të tij.

“Durrësi ka marrë dimensione të reja dhe zhvillimi që do të sjellë ndërtimi i stadiumit të ri do të bëjë të mundur që pikërisht në këtë zonë të krijohet një pol i ri i qytetit tonë”, shkruan ndër të tjera Sako.

Postimi i plotë:

Zhvillova një takim me përfaqësuesit e studios projektuese 51N4E (Belgjikë), fituese e konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e stadiumit të ri të Durrësit, përfaqësues të FSHF-së, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe përfaqësues të klubit të futbollit Teuta.

Diskutuam për projektin paraprak dhe detaje të tij. Në këtë projekt përveç stadiumit përfshihen edhe investime të tjera si një pishinë e mbyllur, hapësirë polifunksionale, parkime publike nëntokë, mjedise rekreative dhe të gjelbëra.

Durrësi ka marrë dimensione të reja dhe zhvillimi që do të sjellë ndërtimi i stadiumit të ri do të bëjë të mundur që pikërisht në këtë zonë të krijohet një pol i ri i qytetit tonë