Pasditen e së premtes, salla e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës do të ndizet nga këngët napoletane.

Në orën 18.00 starton edicioni III i Festivali Festivali i Këngës Napoletane të Këngës Napoletane, një aktivitet kulturor që po kthehet në traditë në qytetin tonë.

Shoqata “Neë Umor Sound” në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” dhe shkolla artistike “Jan Kukuzeli” organizojnë edicionin e tretë të këtij festivali, që ndryshe nga vitet e kaluara kur pjesëmarrja qe më e kufizuar për shkak të pandemisë, këtë herë numri i këngëtarëve pjesëmarrës është shumë më i lartë.

Këngëtarët që konkurojnë për vendin e parë në këtë festival janë: Aldrin Biba, Kristo Qerama, Kellsi Hysenaj, Edona Prenga, Emi Tushiti, Ariola Hoxhallari, Suzana Daja, Xhaneta Nelaj, Gue a Hysenaj Kejthin Gjata, Igor Muço, Noel Tatani dhe Greta Berberi.

Ata do të vlerësohen për performancën e tyre në skenë nga juria e përbërë nga i mirënjohuri Kastriot Tusha, Orges Mema, Luljeta Strefi, Sajmir Kalaja dhe Katerina Bellviso

E ftuar speciale në këtë edicion të tretë të festivalit është këngëtarja napoletane Imma D’inverno.

Për të mësuar më shumë mbi këtë festival, përgatitjet e konkurentëve nga shkolla artistike “Jan Kukuzeli” si dhe opinionet e anëtarëve të jurisë dhe organizatorëve ndiqni videon e mëposhtme.