Doza e katërt te personat mbi 60 vjeç ka trefishuar nivelin e antitrupave, sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë të Izraelit.

Doza e katërt, ose doza e dytë përforcuese, trefishoi rezistencën ndaj infeksionit në krahasim me personat në këtë grupmoshë që kishin marrë vetëm 3 doza të vaksinës, sipas ministrisë.

Izraeli filloi administrimin e dozës së katërt të vaksinës Pfizer/ BioNtech për personat mbi 60 vjeç në fillim të janarit.

Vendi ka regjistruar 2,212,596 raste dhe 8,393 viktima që nga fillimi i pandemisë.