Këngëtarja Loreen nga Suedia me këngën Tatto është shpallur fituese e festivalit të muzikës “Eurovizion” për vitin 2023.

Loreen me këngën “Tattoo” arriti të marrë shumicën e votave nga juria profesioniste, ndërkohë që në finale mori mbi 200 vota nga publiku, të mjaftueshme për të kaluar këngën e Finlandës. 

Finlanda është renditur në vendin e dytë, Izraeli në vendin e tretë, ndërsa Italia në vendin e katërt.

Albina dhe familja Kelmendi, me këngën “Duje” u renditën në vendin e 22-të duke grumbulluar në total 76 pikë, nga të cilat 17 nga juria profesioniste dhe 59 nga publiku. 

Sa i përket jurive profesioniste, kënga shqiptare mori 1 pikë nga Moldavia, 8 nga Azerbaixhani, 5 nga Rumania dhe 3 nga Greqia. 

Nga ana tjetër juria shqiptare i dha 12 pikë Suedisë, 10 pikë Armenisë dhe 8 Estonisë. 

Këtë vit festivali i ‘Eurovision’ u mbajt në Liverpool të Anglisë në vend të Ukrainës që nuk e pati të mundur një organizim të tillë për shkak të luftës që po zhvillohet.

Pikët për Shqipërinë nga juria (17 pikë)

Moldavia 1 

Azerbaixhani 8

Rumania 5

Greqia 3

Vota e publikut 59

Totali 76 pikë

VIDEO/ Suedia fiton Eurovizionin, zhgënjim total në finale i