Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në hyrje të Laçit. Shtetasi M.N., sapo ka hipur në makinën e tij, është qëlluar me breshëri automatiku nga tre persona.
Mësohet se shkak të jetë bërë një konflikt para shtatë muajsh, mes të birit të shtetasit M.N., me djemtë e shtetasit P.Gj.
Policia ka shpallur në kërkim pesë persona, mes të cilëve P.Gj., me dy djemtë e tij, H.Gj. dhe P.Gj.





