Rrok Toma e mbaroi huazimin te Teuta. Marrëveshja me sulmuesin përfundoi në fund të sezonit.rrok tomaNë fakt, lojtari ka ardhur te Teuta si i huazuar nga skuadra e Albinolefes, në fund të merkatos së vitit të kaluar u gjet si zgjidhje dhe kaloi në Durrës në formë huazimi për një periudhë 1- vjeçare. Viti mbaroi dhe lojtari duhet të kthehet në skuadrën e tij.

Gjithsesi, Rrok Toma nuk mund të themi që është largimi i radhës nga Teuta. Sulmuesi pritet të udhëtojë drejt Italisë për të biseduar mbi të ardhmen e tij dhe ndoshta mund të gjendet një zgjidhje që ai të jetë dhe një sezon pjesë e bluve. 21-vjeçari me “Djemtë e Detit” ka zhvilluar 33 ndeshje, duke qenë kështu një lojtar i rëndësishëm për Teutën. Toma është lojtari i pestë që mbyll aventurën me durrsakët pas Mingos, Tafas, Zhongos dhe Ergys Peposhit.