Pasditen e sotme, nënkryetarja e PD-së, Grida Duma mësohet se do të zhvillojë një takim në selinë e degës së Durrësit me gratë demokrate.

Por duket se në këtë takim nuk është ftuar asnjë nga gratë demokrate, që i janë bashkuar “Foltores” dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj liderit historik të PD, Sali Berisha.

Në një deklaratë për shtyp të publikuar në rrjete sociale, 4 kryetaret e degëve të Lidhjes Demokratike të Gruas Durrës, Aishe Gashi, Dorilda Mara, Ledia Shtufi dhe Besa Cani e konsiderojnë shkelje të plotë të statutit dhe grupe pune paralele ilegjitime riorganizimin e kësaj strukture të kërkuar nga kryetari Lulzim Basha.

Të zgjedhura në janar 2021, 4 kryetaret e Gruas Demokrate në Durrës shkruajnë se ato janë në funksion të plotë, pasi dolën nga një proces i rregullt dhe i njohur nga ish-kryetari i degës Ferdinand Xhaferaj dhe kreu i komanduar Luan Hoti.

“Jemi vënë në dijeni në mënyrë indirekte që sot po organizohet në fshehtëri të plotë një takim me gra pranë PD Dega Durrës me qëllim riorganizimin e LDG për këtë Degë. Asnjëra prej katër drejtueseve aktuale të LDG Dega Durrës nuk është njoftuar, asnjë anëtare e strukturave tona nuk është njoftuar. Mbledhjet e LDGSH, sic deri më sot duhet të jenë të hapura e transparente.

Asnjë proces paralel, antistatuor, antidemokratik nuk mund të cbëjë dot as strukturën e as kontributët e qindra zonjave demokrate anëtare të LDG Durrës”,– shkruhet në reagimin e LDG Durrës.

Sipas tyre, “çdo proces jashtë atij të zhvilluar do të konsiderohet NUL”.

Postimi i plotë:

Sic edhe përcakton Neni 58 I Statutit të PDSH dhe Statuti I LDGSH, Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë është një organizatë partnere e PDSH, e pavarur. Mënyra e organizimit dhe funksionimit të LDGSH përcaktohen në Statutin e LDGSH.

Organizimi i strukturave të LDGSH, sic edhe Statuti I PDSH dhe LDGSH përcakton, bëhet nga vetë organizata. Askush, as Kryetari i PDSH, asnjë grup ilegal pune i krijuar prej tij nuk mund të përcaktojë apo të ndërhyjë në mënyrën e organizimit apo funksionimit të LDGSH.

Në këtë linjë, pas sulmeve të njëpasnjëshme nga ana e lidershipit aktual të PDSH, Kuvendi Kombëtar i PDSH i datës 11 dhjetor miratoi në mënyrë unanime edhe një rezolutë ,e cila njeh autonominë e plotë të dy organizatave partnere LDGSGH dhe FRPD.

Ndryshimet në statutin e PD të miratuara nga Kuvendi i dt 11 dhjetor, riafirmojnë pavarësinë dhe autonominë e funksionimit të organizatave partnere, duke ju dhënë hapësirë më të madhe në vendimmarrje forumeve të grave dhe të të rinjve të PDSH, njohur rolit e tyre të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm.

LDG Durrës ka nisur procesin e rioroganizimit të strukturave në tetor 2019, një proces që zgjati edhe për shkak të pandemise dhe u finalizua më 15 janar 2021.

Në LDG Durrës gjate procesit të fundit zgjedhor:

– janë anëtarësuar mbi 500 zonja;

– janë zhvilluar zgjedhjet në 34 grupseksione me parimin një anëtare-një-votë;

– jane kryer kuvendet e degëve ku jane zgjedhur 4 zonja kryetare:

KZAZ 21, Aishe Gashi

KZAZ 22, Dorilda Mara

KZAZ 23, Ledia Shtufi

KZAZ 24 Besa Cani

Askush nga ne drejtueset e LDG Dega Durrës nuk ka dhënë dorëheqjen dhe nuk i ka përfunduar mandati. Jemi në detyrë, të cilën në kohëra të vështira opozitarizmi po e kryejmë me përgjegjësi të plote.

Me indinjim po ndjekim procesin e riorganizimit të iniciuar nga Kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, në shkelje të plotë të statutit të PDSH dhe LDGSH duke krijuar grupe pune paralele ilegjitime duke cënuar kështu pavarësinë dhe autonominë e LDGSH.

Lidhjen Demokratike e Gruas së Shqipërisë, sic edhe theksuam edhe më lart, e ka përfunduar procesin e riorganizimit e secila prej nesh është brenda mandatit të përcaktuar me statut. Riorganizimi i njohur dhe i mbështetur plotësisht edhe nga ish Kryetari i PD Dega Durrës dhe deputet i PD z. Ferdinand Xhaferraj si dhe kryetari i komanduar I PD Dega Durrës z. Luan Hoti.

Jemi vënë në dijeni në mënyrë indirekte që sot po organizohet në fshehtëri të plotë një takim me gra pranë PD Dega Durrës me qëllim riorganizimin e LDG për këtë Degë. Asnjëra prej katër drejtueseve aktuale të LDG Dega Durrës nuk është njoftuar, asnjë anëtare e strukturave tona nuk është njoftuar. Mbledhjet e LDGSH, sic deri më sot duhet të jenë të hapura e transparente.

Asnjë proces paralel, antistatuor, antidemokratik nuk mund të cbëjë dot as strukturën e as kontributët e qindra zonjave demokrate anëtare të LDG Durrës.

Cdo proces jashtë atij të zhvilluar do të konsiderohet NUL.

Sigurojmë cdo anëtare të LDG Dega Durrës, që do të vijojmë të vendosura në detyrën që ato na e kanë besuar në drejtim të degëve të LDG Durrës duke përfaqësuar më së miri interesat e tyre.