Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic, nuk është lejuar të futet në Shqipëri në doganë, për shkak se nuk kishte një test PCR të vlefshëm apo një pasaportën e vaksinimit anti-Covid.

Kryeministri Krivokapic sëbashku me përfaqësues të tjerë të qeverisë u detyrua të vijë drejt Tiranës me avion. 

Gjithashtu edhe delegacioni që shoqëronte kryeministrin nuk u lejua që të futej përmes Hanit të Hotit.

Gazetari malazez, Aleksandar Brezar, ka postuar një video në llogarinë e tij në Twitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi.

“Kjo mund ta pengojë pjesëmarrjen e tij në takimin me Kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”, shkruan Brezar.