Gjatë një jave në qytetin e Tiranës për shkak të masave të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore janë arrestuar dhe proceduar penalisht tre persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, dy persona për pa leje drejtimi.

Ndërsa katër të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe dy për korrupsion aktiv.

Janë ndëshkuar me masa administrative 11.776 shoferë, mesatarisht 1.682 në ditë, 32 shoferë për xhama të zinj, 739 të tjerë për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Gjithashtu janë vendosur 324 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit, 640 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 24 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”, 596 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve dhe 7908 masa për qëndrim të gabuar.

Ndërkohë janë gjashtë raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 43 raste për tejkalim shpejtësie, nëntë raste të ndryshme dhe shtatë automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.