Durrës

Vihen në pranga 2 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”,shtetasit:

A. Q., 46 vjeç, banues në lagjen Nr.14 Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 22 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

E. H., 46 vjeç., banues në lagjen Nr.17 Durrës, pasi duke drejtuar motomjetin e tij në gjëndje të dehur dhe pa leje drejtimi ka goditur një automjet të parkuar.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.