Nesër më 1 Maj, Bashkia e Durrësit organizon sërish “Ditën pa makina”.

Në kuadër të kësaj nisme, ditën e diel, nga ora 9.00 deri në 21.00, ndalohet qarkullimi i mjeteve private në bulevardin “Epidamn” (nga Prefektura deri te Torra Veneciane).

Kryetarja e bashkisë Emiriana Sako, shkruan në faqen e saj aktivitetet që do të mbahen në këtë ditë, që është dhe Dita e Punëtorëve.

“Në “Ditën pa Makina” Bashkia e Durrësit organizon këto aktivitete:

👉 Ora 10.00 – Paradë çiklistike 🚴‍♀️🚴 e cila nis në sheshin “Liria”

👉 Ora 19.00 – 21.00 – “Durrës Street Fest” 🎉 në bulevardin “Epidamn” me muzikë nga DJ të ndryshëm.”