Me rikthimin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pas disa ditësh në izolim dhe eliminimit të të dashurës së tij Ilnisa Agolli, Meriton Mjekiqi duket se ka reflektuar lidhur me përplasjet që ka pasur me banorët e tjerë të shtëpisë.

Së fundmi moderatori i ka kërkuar falje Rike Roçit për debate që kanë pasur me njëri-tjetrit, ndërsa tha se e vlerëson shumë sepse është njeriu i tij.

Ndërkohë, modelja është shprehur se i vjen keq që po e sheh Meritonin në këtë gjendje, ndërsa e ironizoi duke i thënë: “Tani e kuptove pas 3 muajsh që jam njeriu jot”

 “Jo pas 3 muajsh po ky është realiteti, të kam thënë gjithmonë por ti…”- i tha banori i penduar, megjithëse Rike u shpreh se do të flasin sapo të dalin jashtë.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Ty të vlerësoj, të falenderoj. Më fal për çdo gjë, nga dita e parë deri më tani të kërkoj falje 1000 herë!

Rike: Unë kam inatet e mia. Më vjen keq të shikoj kështu, s’dua të të shikoj kështu!

Meritoni: Kalon. Kemi kaluar shumë gjëra por këtë “Big Brother” kam përjetuar shumë gjëra.

Rike: E kishe menduar kështu?

Meritoni: Se kisha menduar asnjëherë. Në këtë shtëpi jam prekur te njerëzit e mi më të dashur. Njerëzit nga jashtë nuk e kuptojnë ndoshta, por emocionet dhe ngjarjet që zhvillohen këtu janë ndryshe. Ti je njeriu im.

Rike: Tani e kuptove pas 3 muajsh që jam njeriu jot?

Meritoni: Jo pas 3 muajsh po ky është realiteti, të kam thënë gjithmonë por ti…

Rike: Më ke ngacmuar.

Meritoni: Të kërkoj falje për ngacmimet dhe për Vesën.

Rike: Do flasim më lirshëm se s’mundemi para kamerave.