Dy persona në kërkim janë arrestuar nga forcat “Shqiponja” në Durrës pasi dyshohet se janë të përfshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë Daniel Kaceli 40 vjeç dhe Armando Çalleku 23 vjeç, të shpallur në kërkim nga policia në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 1”.

Nga hetimet dyshohet se ishin të implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.