Dy të rinj, që ushtronin veprimtarinë e tyre të kundraligjshme në qytetin e Durrësit, janë ndaluar nga policia.
Kontrolli fizik dhe më pas kontrolli i ushtruar në ambientin ku ata qëndronin dhe mbanin kanabisin dhe kokainën, i ka futur në telashe dy adoleshentët 18 dhe 19-vjeçar. Policia ka arrestuar në flagrancë 18-vjeçarin nga Gramshi, ndërsa për 19-vjeçarin nga Lushnja ka zgjedhur një masë më të lehtë, duke e proceduar vetëm penalisht.
“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 18 vjeç, banues në Gramsh dhe u procedua penalisht shtetasi F. B., 19 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në ambientin ku qëndronin, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 grirëse lënde narkotike, nje sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një dorezë metalike”. – njofton policia.