Banorët e Hotolishtit kanë nisur sot një protestë tjetër duke bllokuar rrugën kryesore, ndërsa nuk kanë munguar tensionet mes tyre dhe efektivëve të policisë.

Banorët kërkojnë shpronësime me çmime më të larta dhe ndërtimin e tunelit, ndërsa në protesta të mëparshme janë shprehur se janë shpërfillur nga ministrja Belinda Balluku edhe pse i janë drejtuar në lidhje me kërkesat e tyre.