Pas tensioneve dhe dhunës në protestë, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar duke theksuar se dhuna u provokua qëllimisht nga qeveria dhe policia.

Në një postim në Facebook, Vasili i bën thirrje Kryeministrit Rama që të tërhiqet dhe të mos e rëndojë më tej situatën.

“Protesta paqesore u provokua me qellim nga qeveria dhe policia. Provokimi i protestuesve dhe perdorimi i lendeve helmuese ndaj protestuesve veper e Edi Rames. I bejme thirrje te terhiqet nga dhuna dhe provokimi dhe te mos e rendoje me tej situaten,qe ben pergjegjese vetem qeverine. Shqiperia ka nevoje per demokraci dhe jo per dhune e helme te qeverise”, shkruan Vasili.