Një 68-vjeçar nga Durrësi është proceduar penalisht pasi tentoi të dilte nga Shqipëria përmes pikës kufitare të Kakavijës me mbi 20 mijë euro të padeklaruara.

Policia kufitare i gjeti në çantë gjatë kontrollit shumën orej 20.750 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

68-vjeçari me iniciale  V. P., banues në Durrës, akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin

Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 20 750 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 68-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave.

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit V. P., ku u gjetën 20 750 euro, të cilat ky nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin V. P., 68 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.