Paraditen e sotme një person ka tentuar të grabisë një argjendari në lagjen nr.11 në Durrës në rrugën “Bulevardi Dyrrah”.

“DurrësLajm” mëson nga dëshmitarët e ngjarjes se një shtetas rreth të 30-tave nën kërcënimin e thikës ka tentuar të grabisë argjendarinë që shihni në videon e mëposhtme.

Grabitja është parandaluar nga ndërhyrja e shpejtë e policisë, si dhe është bërë e mundur arrestimi i autorit dhe sekuestrimi i thikës.