Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka tentuar të kalojë kufirin nga porti i Durrësit me dokumente false.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin L. C., 29 vjeç, banues në Deçan, Kosovë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.