Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Blutë e qytetit bregdetar njoftojnë se kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E.A., 20-vjeç, banues në Kosovë.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Goditet një rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokumente false, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.