Një shqiptar është arrestuar në doganën e Kakavijës në orët e para të mëngjesit.

Shtetasi shqiptar është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkepunim me policinë e Janinës.

Ai po tentonte të dilte nga Greqia dhe të vinte në Shqiperi. Rezulton ndaj tij nje urdher arresti i Prokurorit te Prevezes për akuzen “vrasje me dashje”. Ende nuk dihet indetiteti i shqiptarit te arrestuar.