Policia ka arrestuar një 23-vjeçar nga Kosova, pasi ka tentuar të kaloj nga porti i Durrësit me dokumenta të falsifikuara.

Ndërkohë në pranga të policisë kanë rënë edhe edhe dy shtetas të tjerë, pasi janë kapur duke drejtuar motorin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 23 vjeç, banues në Kosovë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK, Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të dyshuara të falsifikuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

P. H., 50 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

I. Y., 45 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.