Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi paraditen e sotme te sheshi “Liria”, kunjë grua 58-vjeçare tentoi të vetëdigjej me benzinë.
Policia informon se po hetojnë lidhur me rrethanat që e shtynë gruan të ndërmerrte aktin ekstrem, ndërkohë që “DurrësLajm” mëson se dyshohet se ajo vuan nga probleme mendore dhe ka tentuar edhe më herët të vetëdigjet po me benzinë.
Ajo trajtohet nga qendra ditore e të moshuarve në Durrës me strehim ushqim e veshëmbathje, pasi është braktisur nga familjarët.
Pas ngjarjes, në kushtet ende të tronditjes, ajo tha për “DurrësLajm” se fëmijët e kishin braktisur dhe nuk kishte mundësi ekonomike për të mbajtur veten.
Durrës/Informacion paraprak
Ditën e sotme, në lagjen nr. 2, shtetasja F. G., 58 vjeçe, banuese në Durrës, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, në rrugë.
Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.