Një Gjykatë në Zvicër ka dënuar me 14 vite burgim një shqiptare nga Kosova.

Ajo akuzohet se ka tentuar të vrasë ish-bashkëshortin e saj me kabllon e karikuesit të telefonit.

Mediet vendase bëjnë me dije se pas përfundimit të dënimit, shqiptarja 56-vjeçare do të dëbohet për 12 vite nga Zvicra.

Tentativa për vrasjen e ish-bashkëshortit ka ndodhur në vitin 2018.

Sipas Gjykatës Federale, motivi i veprës është xhelozia, për shkak se ish-burri e kishte lënë për një tjetër, shkruan Blick.ch.