Orë ankthi dhe frike në Francë, por fatmirësisht futbollisti Alexis Beka Beka, që kërcënoi të kryente vetëvrasje u shpëtua nga focat e policisë.

Mesufshori i Nice që aderon në Ligue 1 në Francë, kërcënoi të hidhej nga ura Magnan me lartësi 100m, ku ai mbërriti rreth orës 10:30. 

Ekipet e zjarrfikëses, policisë dhe psikologu mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe zhvillua negociata sëbashku me psikologun e klubit me futbollistin për të shmangur më të keqen.

Beka kaloi tre orë e gjysmë me këmbët e varura në ajër, 100 metra mbi një luginë në veri të qytetit. 

Pas disa orësh negociatash, në vecanti me një psikolog të policisë, futbollisti pranoi të hiqte dorë nga vetëvraja në orën 14:00 të së premtes

Futbollisti transalpin me origjinë kongoleze, kishte një zhgënjim kohët e fundit në dashuri dhe mendoi vetëvrasje pas ndarjes nga e ish-dashura.

Klubi Nice ka shtyrë aktivitetet e tyre javore mediatike, si dhe ndeshjes e planifikuar të dielën, më 1 tetor, në kampionat kundër të kryesuesve të Brest.