Një 47-vjeçar nga Suhareka është arrestuar nga policia në portin e Durrësit pasi sëbashku me një shtetase tjetër kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Ndërsa 47-vjeçarja me iniciale E.K., është proceduar penalisht.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 47 vjeç, banues në Suharekë, Kosovë, si dhe proceduan penalisht shtetasen E. K., 47 vjeçe, banuese në Suharekë, Kosovë, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin në PKK Port Durrës, në mënyrë të paligjshme.“, thotë policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.