Revolucionet në fushën e mjekësisë për trajtimin e shumë patologjive janë të pandalshme, sidomos ato që konsistojnë në metoda jo invazive.

I tillë është trajtimi me oksigjenim hiperbarik, një pajisje që ka vetëm pak kohë që ka mbërritur në Durrës.

Pajisja mjekësore terapeutike Revitalair 430, e vetmja e këtij lloji në vendin tonë, është mjaft efikase në trajtimet e dhimbjeve, plagëve si dhe rehabilitimit me anë të mjekësisë hiperbarike me oksigjen.

Dhoma hiperbarike është një pajisje mjekësore e krijuar posaçërisht për të dhënë oksigjen në një presion më të lartë se normalja atmosferike. Ajo rrit përqendrimin dhe disponueshmërinë e këtij gazi në plazmën e gjakut”,- thotë fizioterapisti Mirjan Qerimi.

I specilizuar në Romë për përdorimin e dhomës hiperbarike, fizioterapisti Qerimi na shpjegon sesi funksionon ajo.

“Terapia me Oksigjen Hiperbarik (HBOT) është një trajtim mjekësor joinvaziv që përfshin frymëmarrjen e përqendrimeve të larta të oksigjenit në një dhomë hiperbarike prej 1.45 ATA (Atmosferë). Oksigjeni merret përmes maskës. Kjo gjeneron hiperoksinë e fortë. Hiperoksia prodhon efekte të ndryshme fiziologjike të dobishme që veprojne në nivele të ndryshme dhe në inde të ndryshme njëkohësisht”.

Për pacientët, kur i nënshtrohen një trajtimi mjekësor, rëndësi primare merr rezultati. Në faqen zyrtare https://biobaricaalbania.com/ mund të gjeni të gjitha informacionet e nevojshme për këtë terapi specifike. Finalizimi me sukses i terapisë me oksigjen hiperbarik është i garantuar, ndërsa përfitimet në organizëm janë të shumta.

Për shkak të efekteve fiziologjike terapeutike, trajtimi me oksigjenim hiperbarik aplikohet në të gjitha patologjitë që shfaqen me dhimbje dhe inflamacion, për të përshpejtuar kohën e rehabilitimit dhe nxitur shërimin e plagëve.

Por çfarë ka ai të veçantë, në raport me metodat e tjera të trajtimit të këtyre patologjive?

“Teknologjia e re e presionit të mesëm Revitalair 430 është efikase dhe nuk mbart rreziqet e dhomave hiperbarike me presion të lartë. Doza e oksigjenit e ofruar në presion të mesëm jep në disa raste një efekt më të madh anti-inflamator sesa dhomat me presion të lartë. Ky presion në 1.45 ATA është gjithashtu ideal për trajtimin e pacienteve pediatrikë dhe epileptikë”,– bën të ditur fizioterapisti Qerimi.

Një prej pacientëve, të cilët i janë nënshtruar kësaj terapie është babai i Mirjanit, Shyqyriu, që nuk nguroi t’i nënshtrohej një seance trajtimi, ndërsa ne po xhironim.  

“Terapia me oksigjen është një terapi shumë komode. Pacienti hyn në Dhomën Hiperbarike për të kryer seancën. Sugjerohet që të jenë me rroba të rehatshme, ku ndërkohë mund të perdorin telefonin, të shohë një film ose të lexojë libra. Trajtimi mund të zgjasë 60 deri në 90 minuta në varësi të patologjisë .”,- na thotë fizioterapisti Qerimi.

Trajtimi hiperbarik nuk ka efekte anësore, përkundrazi, përmes tij  realizohet një rritje e konsiderueshme e disponueshmërisë së oksigjenit në plazmën e gjakut. Këtë e dëshmojnë rastet e suksesit të arritura brenda një kohe shumë të shkurtër.

Për të rezervuar një konsultë falas, ju mund të kontaktoni me fizioterapistin Mirjan Qerimi në nr. e telefonit +355 68 205 6476 ose të paraqiteni pranë klinikës Fizio Medical Center, pranë drejtorisë së Policisë Durrës.