Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri ka dalë me një njoftim në lidhje me tërmetin, i cili u regjistrua sot në zonën e Durrësit.

Sipas IGJEUM, tërmeti ishte me magnitudë 3.3 me thellësi 29 km dhe 6 km nga Shijaku.

Nga komunikimet me Emergjencat Civile në Shijak dhe nga raportimet e marra në tre Njësi Administrative nuk raportohet për dëme.

Ndërkohë mësohet se në Shijak dhe Durrës lëkundjet e tërmetit janë ndjerë shumë pak.