Teuta u rendit në vendin e gjashtë në Superiore. Mungesa në Europë natyrisht përkthehet në një edicion zhgënjyes për blutë, të cilët humbasin mundësinë pas tri vitesh të jenë në arenën ndërkombëtare.Ekipi tani do të nisë përgatitjet për edicionin e ri, duke lënë pas sezonin me shumë luhatje. Teutës i janë larguar disa titullarë në këtë sezon, por me atë që kemi parë në fushë, skuadra e ka krijuar një lloj boshti, ku do të mbështetet në sezonet e ardhshme.

Në çdo repart janë të paktën nga dy lojtarë, ku Teuta mund të “kapet” fort. Në mbrojtje, Blerim Kotobelli ka treguar se është një lojtar stabël dhe ofron garanci, teksa Jazxhi një lider në mbrojte. Në mesfushë, Maçolli, Lloci dhe E. Vila janë të gatshëm të mbajnë peshën e këtij reparti. Në sulm, Beshiraj dhe Boçi janë dy emrat kyç dhe në sezonin e ri pritet të mbajnë më shumë peshë.

“Djemtë e Detit” janë duke analizuar në mënyrë të detajuar, gjendjen e ekipit, për të ndërmarrë vendimet e duhura këtë merkato vere, por dhe më tej. Një lajm i rëndësishëm për blutë dhe tifozët e tyre, është se thelbi i skuadrës do të ruhet. Teuta po kalon një momentet reflektimi në këto ditë te nxehta vere.

Sikur të mos mjaftonte pozicionimi në vendin e gjashtë, situata tashmë është brenda skuadrës. Me shumë mundësi dhe Toma do të largohet, për të vijuar aventurën tek Albinolefe, ndonëse ende një mundësi marrëveshje. Lojtari do të paraqiten njëherë në Itali, më pas do të jetë stafi i Albinolfes që do të vendosë nëse ata nuk do të gjejnë hapësira, mund të vijojnë bashkëpunimin me Teutën dhe një sezon.

Në Durrës po mësohen me faktin se skuadra e Teutës këtë sezon do të ketë fytyrë tjetër dhe do të jetë konkurruese dhe po mendojnë përbërjen që do të ketë ekipi i ri, ku priten jo pak surpriza.