Skuadra e Teutës ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fundjavës ndaj Erzenit. Takimi i vlefshëm për javën e 30 do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” me Teutën që do te jetë skuadra pritëse.

Ndeshja është shumë e rëndësishme për ekipin e Edi Martinit pasi po luajnë me rezikun në zonën e ftohtë. Në Ballsh përballë Bylisit arritën të merrnin një pikë por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të dalë nga zona e play-out. Ndaj në derbin ndaj Erzenit kërkohen 3 pikët.

Seanca stërvitore është zhvilluar e ndarë në grupe. Lojtarët të cilët luajtën ndaj Bylisit kanë zhvilluar një seancë rikuperuese, ndërsa pjesa tjetër vijoi përgatitjet intesive.