Teuta kishte programuar një sfidë miqësore me Besën e cila është zhvilluar në Kavajë dhe është fituar nga durrsakët.

Trajneri Magani e ka shfrytëzuar këtë ndeshje për të parë edhe elementët e rinj dhe ata që janë aktivizuar më pak, e sgirusht për të ruajtur ritmin e skuadrës që fundjavën e ardhshme pret në shtëpi Flamurtarin në një sfidë mjaft të rëndësishme.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 0 – 1, e autori i golit ishte Klaudio Hyseni i cili shënoi që në pjesën e parë të takimit. Në pjesën e dytë rezultati ka mbetur i pandryshuar, e fitorja në këtë mënyrë i ka takuar Teutës.