Teuta ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Albi Dokën. Ky është vendimi që është marrë mes palëve dhe që bëhet tashmë e ditur përmes këtij komunikimi në rrjetet sociale.

“E falënderojmë Albin për kontributin e tij në ekipin tonë dhe i urojmë suksese në hapat e ardhshëm të karrierës së tij. Faleminderit Albi“, shkruajnë “blutë”.

Me Teutën, mbrojtësi i krahut të djathtë mori pjesë në vetëm 7 ndeshje këtë sezon në “Abissnet Superiore”, ndërsa më parë anësori 28-vjeçari ka qenë pjesë e Skënderbeut, Ujpestit dhe Honved në Hungari si dhe në Kroaci me HNK Gorica. Fillesat e tij në karrierë, Doka i ka patur me klubin e Tiranës, duke qenë protagonist me bardheblutë me tre tituj të fituar, mes të cilave një kampionat.