Teuta zbriti në fushë për ndeshjen e radhës në Durrës, ndaj Laçit.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Niko Dovana” dhe përfundoi me rezultatin 2-1 për skuadrën e Edi Martinit. 

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Emiliano Vila, ndërkohë që në minutën e 60-të, ishte Preknicaj ai që dyfishoi shifrat.

Golin e vetëm për skuadrën kurbinase e shënoi talenti Bibo në minutën e 90+3’. 

Trajneri Martini, pas miqësores me Vllaznisë, testoi tjetër kundërshtar në Superiore për të parë se çfarë mund të bëjë ekipi këtë kampionat.