Egnatia do të presë Egnatian në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Për herë të parë “Arena Egnatia” do të presë një ndeshje nën ndriçimin e prozhektorëve. Takimi është programuar për të nisur të dielën në orën 17:00.
Rrogozhinasit do të kërkojnë rikthimin te fitorja, pasi humbën ndaj Skënderbeut. Në anën tjetër Teuta tenton të vazhdojë serinë e fitoreve, që do i siguronin mbijetesën. Në dy ndeshjet e mëparshme mes tyre, e para ka përfunduar barazim dhe në të dytën ishin durrsakët që fituan.
Teuta mund të quhet “macja e zezë” e Egnatias, pasi që nga ngjitja në Superiore janë luajtur 14 takime dhe kampionët në fuqi kanë fituar vetëm një.