Zhvillimet e merkatos së verës janë mjaft interesante. Egnatia ishte shumë pranë firmës me Esat Malën, por pasi Final Four mbaroi gjërat kanë ndryshuar.
Tashmë se Teuta është më pranë Malës. Ylli i Vllaznisë duket më i prirur për t’u larguar nga kuqeblutë.27-vjeçari luan me Vllazninë që nga viti 2022.
Mbi 300 ndeshje janë luajtur nga ana e tij me kuqeblutë dhe Partizanin. Dy klube me histori në Shqipëri.Teuta ndërkohë po ndërtohet me objektiva të mëdha. Synim është që me Edlir Tetovën në krye të kthehet në majat e futbollit shqiptar.





