Teuta mund të bëhet surpriza e madhe për edicionin e ri. Disa emra të bujshëm janë përfolur në merkato, për t’ju bashkuar durssakëve.

Teuta është në garë edhe për Ardit Tolin. Ky i fundit e ka të ardhmen larg Dinamos ku mungon vetëm zyrtarizimi për largimin.Për Tolin është edhe Elbasani i interesuar. Verdheblutë duan të përforcojnë mesfushën për trajnerin Gvozdenoviç.

Gentian Selmani, Rustem Hoxha dhe Florian Përgjoni janë disa emra të tjerë me peshë, që pritet të zyrtarizohen te Teuta. Sezoni i ri ka nisur me mjaft optimizëm.