Ekipi i Teutës në basketboll për meshkuj është shpallur kampion i Shqipërisë. Me këtë rast, fitoren e ekipit të Durrësit e ka përshendetur dhe kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako.

“Urime të përzemërta ekipit të basketbollit Teuta që u shpall kampion.

Urime lojtarëve, stafit drejtues e atij teknik për performancën e shkëlqyer duke dominuar gjatë gjithë kampionatit e duke sjellë në Durrës titullin e dytë rradhazi plotësisht të merituar”,- shkruan Sako në postimin e saj.

Ekipi i Teutës në basketboll për meshkuj u shpall kampion për të dytin vit radhazi në finalen e 4-rt përballë Vllaznisë, duke fituar kështu 3-1 përballjet direkte mes tyre.