Teuta do të nisë një sezon të ri dhe me disa ndryshime. Pritet që këto ditë të bëhet dhe zyrtarizimi i presidentit të ri të bluve e më pas të vendoset dhe për skuadrën e re që do të përfaqësojë durrsakët në sezonin e ri. Momentalisht, trajneri mbetet, ndërsa do të shihet në vazhdim. Qëllimi nuk është thjesht pjesëmarrja në Kupat e Europës, por edhe evidentimi i futbollistëve cilësorë që mund të sjellin të ardhura të rëndësishme në arkën e klubit.
U vendos që të firmosej divorci me të shkuarën dhe e shkuara ishin Mingos, Peposhi, Tafas, Kruja, ndërkohë që pritet të afrohen disa futbollistë të rinj, për të cilët do të këtë një pritshmëri të madhe. Të gjithë janë lojtarë me moshë të re, të cilëve do t’u ofrohet mundësia për të treguar vlerat që disponojnë. Mësohet gjithashtu se Teuta është në kërkim të disa lojtarëve në role të ndryshme, të cilët duhet të kenë marrëdhënie të ngushtë atë çka kërkohet në fushë, teksa po synohen që lojtarët të zgjidhen me kujdes, drejtuesit së bashku me trajnerin po vijojnë punën për të plotësuar skuadrën në kuadër të sezonit të ri.
“Djemtë e Detit” do të vijojnë stërvitjen në Durrës vetëm pas 8 ditësh. Tashmë është zgjedhur që faza e parë e përgatitjeve do të zhvillohet në Durrës nga data 1 korrik deri nga mesi i muajit e më pas do të udhëtojnë diku tjetër ku kushtet atmosferike janë më të freskëta se në Durrës, por kjo pritet të jetë verë e nxehtë te Teuta. Shumë emra, me blutë, që do të ndryshojnë patjetër “lëkurën e tyre” dhe të përgatiten më fort se kurrë për sezonin e tyre të ardhshëm.
Në kushte të tilla, blerjet nuk kanë si të mungojnë, pasi duhen zëvendësuar ata që ikin. Synimi është forcimi i ekipit në merkato. Klubi ka për qëllim vendosjen e themeleve dhe përgjatë kësaj kohe ata po punojnë për riformatimin e skuadrës. Afrimet do të jenë të pikasura me kujdes dhe profesionalizëm. Ekipi duhet të ketë kualitet, karakter, forcë, pasion, uri për sukses. Teuta kurrsesi nuk duhet të rizhgënjejë sezonin e ri.