Partizani fitoi titullin kampion në Superiore, ndërsa Egnatia ngriti Kupën e Shqipërisë, duke vendosur dy trofetë e këtij sezoni.

Për këtë, klubi i Teutës ka zgjedhur që të urojë dy rivalët për këto arritje me anë të një postimi në rrjetet sociale:

“Klubi i Futbollit Teuta dhe Presidenti Edmond Hasanbelli urojnë FK Partizanin për fitimin e titullit kampion për sezonin 2022-2023. Urojmë dhe KF EGNATIA për fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë. për sezonin 2022-2023.

Urime dy presidenteve Gazmend Demi dhe Agim Demrozi, lojtarëve, stafeve teknik dhe drejtuesve të dy klubeve. Ju urojmë Partizanit dhe Egantias përfaqësim sa më pozitiv në kupat e Europës”, shkruan klubi durrsak.