Nuk ka qetësi në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Edhe dita e sotme duket se i është dedikuar debateve të forta.

Egla dhe Roza kanë ironizuar njëra-tjetrën me tone të larta.

Sipas Rozës, aktorja po injoron konkurrentët e tjerë dhe po i rri nga pas Romeos dhe Julit për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të arritur në finale.

“O zemra ime ti mund të shfryhesh sa të duash”- iu kthye Egla duke e injoruar.

“Ti je kërmilli zemra, lëpiju këtij dhe atij që të shkosh në finale. Pika që s’të bie, janë të gjithë këta këtu që të kanë dhënë këtë vëmendje” i tha Roza aktores.