Një tifoz ka humbur jetën pas përfundimit të ndeshjes mes Legias së Varshavës dhe Aston Vilës e vlefshme për Ligën e Konferencës. 42-vjeçari u përpoq të dilte nga stadiumi për të shmangur turmën dhe për të shkurtuar rrugën, por gjërat përfunduan keq.
Pasi u hodh nga shkallët ai u rrëzua në rrugë dhe humbi ndjenjat. Pavarësisht tentativave të tifozëve të pranishëm për ta mbajtur në jetë, tifozi ndërroi jetë. Në momentin e tragjedisë ishte prezent edhe një prokuror publik teksa të gjithë dëshmuan se ishte një vdekje aksidentale.